top of page

Porto Lisbone Madrid

449 euro/Personi/5 Dite/Nisja me date 26 Shkurt

Detajet e udhetimit

Dita e parë: Fluturimi direkt Tiranë - Madrid. Nisja nga Tirana në orën 17.40. Mbrritje në Madrid në orën 21:10. Nisja për në Porto. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurta gjatë rrugës. Mrritja në Porto. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të qytetit: Lagjet Ribeira dhe Bolhao, Sample Porto, Ura Dom Luis I, Katedraalja e Portos, Pallati Bolsa, Livraria Lello, Kisha e Shën Francis, etj. Fjetje në Hotel

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Lisbonë. Udhëtimi zgjat rreth 3.5 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Lisbonës, si: Torre de Bolem, Padrao dos Desombrimentos Mosteiro dos Jeronimos. Vizitohen lagjet Bairro Alto, lagja qëndrore, monumenti Santa Justa, katedralja e Lisbonës, Stadiumi Estadio da Luz, Kështjella Sao Jorge, Ura 25 Abril, Ura Vasco de Gama, Akuariumi i Lisbonës etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja heret për në Madrid. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurta gjatë rrugës. Mrritja në Madrid. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Madridit, si: Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve, Parkun El Retiro, Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Nisja për në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid - Tiranë. Nisja nga Madrid në orën 21:55. Mbrritja në Tiranë në orën 01.10.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Madrid - Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 4 net, Fjetje 2 netë në Porto, 1 natë në Lisbone, 1 nate në Madrid.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x30x20cm). (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Rezervoni Ketu 

bottom of page