top of page

Dubai - Maldive

1799 euro / Personi / 8 Dite / Nisje me 17 Janar / 9,23 Shkurt / 8,22 Mars / 5,19 Prill

Detajet e udhetimit

Dita e Parë: Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai. Nisja nga Tirana në orën 13:50 - Mbrritja në Dubai në orën 21:05 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.

(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.

(Opsionale), Darke magjepsese me pamje nga shfaqja me e bukur ne qytet - Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te perfshire (uje ose pije freskuese) bashke me transferten nga Hoteli.

Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.

(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Transferta në Aeroportin e Dubait.

Dita e Pestë: Fluturimi direkt Dubai - Maldive . Nisja nga Dubai në orën 02:00 - Mbrritja në Maldive në orën 07.00. Transferta për në Resort me Speed Boat. All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

Dita e Gjashtë: All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

Dita e Shtatë: All Inclusive në Resort. Transferta për në Aeroport me Speed Boat. Fluturimi Maldive - Dubai - Tiranë . Nisja nga Maldive në orën 23.45.

Dita e Tetë: - Mbrritja në Tiranë në orën 13.00.







Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:

• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel në Dubai dhe në Maldive dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai me Mëngjeset në Hotel.
• Akomodimi në Hotel në Maldive (Malahini Maldive 4*) me All Inclusive në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip në Dubai.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 89 Euro dhe të gjitha shërbimet Opsionale.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €89
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42
3. Darkë 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan - €59
4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €64
5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - €47
6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47
*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.

Rezervoni Ketu 

bottom of page