Amsterdam
369 euro/Personi/4 Dite/Nisje me 1 Mars 399 euro/Personi/4 Dite/Nisje me 7 Mars
Detajet e udhetimit
Dita e Parë : Fluturimi direkt Tiranë - Eindhoven. Nisja në orën 06:55. Mbrritja në Eindhoven në orën 09.55. Transferimi me Autobus në Utrecht. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit. Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeun Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja per në aeroport. Fluturimi me avion direkt në orën 10:30. Mbrritja në Tiranë në orën 13:00.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.