top of page

Stamboll, Selanik, Sofje

189 euro / Personi / 5 Dite/ Nisja me date 29 Dhjetor

Detajet e Udhetimit

Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 5.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë: Mengjesi në hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë.

Nisja me Autobus për në Akuarium.

Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.
Hyrja 25 Euro – Qëndrimi 2 orë.

Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel, Sistemimi në Hotel.

Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri. Muzikë, gjallëri, kostume, e fishekzjarre të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Pasdite, Nisja për në Sofje. Mbrritje në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.



Në pagesën përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus,
-Akomodimi në hotel me 3*,
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e qëndrimit
-Një lundrim me anije në Bosfor 2.5 – 3 orë për të parë Europën e dhe Azinë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
- Hyrjet në Muzeume dhe Monumente.
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

OPSIONALE
- Darka e Vitit të Ri në Hotel Eresin TopKapi 5*
* Koktej Mirseardhje në orën 09.30
* Darkë e shtruar Speciale
* Pije pa limit
* Shampanjë në orën 24.00
* Muzikë live dhe DJ
* Kërcimtare Haremi
- Darka e Vitit të Ri në Kroçiere në Bosfor
* Darkë e shtruar Speciale
* Pije pa limit
* Shampanjë në orën 24.00
* Shfaqje, Muzikë live dhe DJ
* Kërcimtare Haremi
* Fishekzjarret në Bosfor

Rezervoni Ketu 

bottom of page